0.8 C
Skopje

Punonjësit e Fondit për Sigurim Shëndetësor sot në grevë

Të punësuarit në Njësitë rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore prej sot do të dalin në grevë. Do të kryhen vetëm detyrat e nevojshme të punës, si regjistrimi i një të mituri si anëtar në sigurim, rregullimi i sigurimit për një person të hospitalizuar dhe mjekim jashtë vendit për raste urgjente.

Siç informojnë nga AOJSHQ, pranë Fondit të sigurimeve shëndetësore (FSSH), për pranimin e dokumenteve do të ketë vetëm nga një punonjës në njësitë rajonale.

“Njëkohësisht duam të falënderojmë qytetarët dhe mjekët nga shëndetësia publike dhe private për mbështetjen dhe mirëkuptimin e deritanishëm, të cilët i mbështesin punonjësit në kërkesat e tyre dhe janë në anën e punonjësve në FSSH dhe kanë mirëkuptim për problemin e tyre me pagat”, thonë nga Sindikata pranë FSSH-së.

Punonjës të FSSH-së, javën e kaluar u mblodhën para hapësirave të Fondit, duke shprehur pakënaqësi për uljen e mundshme të pagave.

“Nga 9 janari me rekomandim të Qeverisë, siç është paraparë, kërkohet ulje prej 21 për qind. Edhe pse Qeveria e rekomandon si korrigjim sipas buxhetit të miratuar, sipas kalkulimeve të shërbimeve të ekspertëve, kjo do të thotë që të gjithë punëtorëve t’u zvogëlohen pagat për 21 për qind”, deklaroi në atë kohë kryetari i Organizatës sindikale të FSSH-së, Branko Axhigogov.

Sipas sindikatës, me vendimin preken 831 punonjës të FSSH-së dhe nëse do të ketë ulje të pagave, sipas Axhigogovit 25 për qind do të marrin pagë me me shumë nën pagën minimale, ndërsa 25 për qind sa pagën minimale.

Nga Ministria e Financave më pas sqaruan se nuk bëhet fjalë për ulje të pagave të punonjësve në FSSH, por po bëhet përpjekje për rritjen e tyre, gjë që do të ketë implikime fiskale në buxhetin e Fondit.

Pagat në FSSH gjatë vitit 2023, siç bëjnë me dije nga Ministria e Financave, janë rritur disa herë, përkatësisht 2.100 denarë ose rreth shtatë për qind në mars 2023 me harmonizimin e pagës minimale, rritje prej 2,5 për qind në janar 2023 dhe 3,5 për qind në gusht 2023.

“Sipas Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, parashikohet një rritje prej 10 për qind, si dhe për të gjithë punonjësit në sektorin publik. Domethënë, rritja kumulative e pagave gjatë vitit 2023 në FSSH është rreth 25 për qind. Përveç kësaj, gjatë vitit 2023 punëtorët e FSSH-së kanë ushtruar të drejtën e rekursit në shumën neto prej 10.000 denarë. Për shkak të implikimeve fiskale në buxhetin e Fondit, Qeveria e RMV-së i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të FSSH-së që vendimi i miratuar për rritjen e vlerës së pikës të ketë efekt të vonuar në vitin 2025, për faktin se për rritjen e pagave në FSSH, nuk janë parashikuar mjete në Buxhetin për vitin 2024. Sigurimi i mjeteve do të ishte i mundur vetëm me ridrejtim nga zërat e tjerë shpenzuese dhe kjo do të nënkuptonte se për rritjen e pagave të punonjësve do të duhej të shkurtoheshin mjetet për barna dhe shërbime shëndetësore për qytetarët”, theksohet në kumtesën nga Ministria e Financave.k

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit