Publikohet programi i edicionit te 20-të të Skupi Festival 2026: Një javë me teoter nderkombetar ne Shkup

Advertisement

SHKUP – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skupi Festival” ka shpalosur programin zyrtar për edicionin e tij jubilar të 20-të, i cili do të mbahet nga data 10 deri më 17 tetor 2026 në hapësirat e Teatrit Shqiptar në Shkup. Pënën moton “Theatre People Stories Emotions Without Borders”, edicioni i këtij viti sjell një pjesëmarrje të pasur trupash teatrale nga Kosova, Shqipëria, Polonia, Moldavia, Turqia, Bullgaria, Serbia, Suedia, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Aftësia e këtij festivali për të mbledhur artistë dhe produksione nga rajoni e më gjerë do të shfaqet përgjatë tetë ditëve intensive:
E shtunë, 10 tetor: Festivali hapet me shfaqjen “Unrecognized” me autorë Jeton Nezirajn e Davit Gabunia dhe regji të Data Tavadze. Një bashkëproduksion i gjerë ndërkombëtar ku përfshihen Multimedia Center (Prishtinë), Teatri Shqiptar i Shkupit, Royal Theatre Tbilisi (Gjeorgji), Kyiv Academic Theatre on Pechersk (Ukrainë), si dhe disa teatro nga Suedia (Stockholm, Malmö, Gothenburg).
E hënë, 12 tetor: Teatri Metropol nga Tirana sjell veprën klasike të William Shakespeare, “Hamlet”, me regji të Jonida Beqos. Në rol kryesor do të paraqitet Amos Zaharia, i mbështetur nga një kastë e njohur aktorësh si Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, etj.
E martë, 13 tetor: Nga Polonia vjen shfaqja “Sexoholic” me autor dhe regjisor Grzegorz Kempinski, e realizuar nga Sztukoffnia Theatre.
E mërkurë, 14 tetor: Teatri Kombëtar i Kosovës prezantohet me shfaqjen “Disgusting / Nasty”, me autor dhe regjisor Astrit Kabashin, me aktorët Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena.
E enjte, 15 tetor: Mbrëmja e së enjtes sjell dy shfaqje: “Things That Are Not Said” nga Alexei Mateevici Theatre (Moldavi) me regji të Ana Bateva, si dhe “Muhammad Ali” nga Yolcu Theatre (Stamboll, Turqi) me autor e regjisor Turgay Korkmaz.
E premte, 16 tetor: Teatri Kombëtar “Ivan Vazov” nga Bullgaria do të ngjitet në skenë me veprën “God of Carnage” të autorës Yasmina Reza, nën regjinë e Anton Ugrinov.
E shtunë, 17 tetor: Edicioni jubilar përmbyllet me shfaqjen “They are all gone” me autore Doruntina Bashën dhe regji të Andrej Nosov. Kjo shfaqje është bashkëproduksion i Heartefact (Beograd), SARTR (Sarajevë) dhe My Balkans (SHBA/Serbi), me aktorët Mirjana Karanović, Svetozar Cvetković dhe Alban Ukaj.
Të gjitha shfaqjet do të luhen në Teatrin Shqiptar në Shkup, ndërsa informacionet shtesë dhe detajet mbi biletat mund të gjenden në faqen zyrtare www.skupifestival.mk.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit