21.8 C
Skopje
Sunday, April 27, 2025

Publikohet dokumenti i vitit 1999: Serbët kishin lëshuar urdhër-arrest për Hashim Thaçin

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka publikuar një dokument të vitit 1999, i cili dëshmon se autoritetet serbe kishin lëshuar një urdhër-arrest ndaj ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në dokumentin e bërë publik, Thaçi përshkruhej nga autoritetet serbe si një “terrorist” dhe udhëheqës i një “organizate terroriste”, shkruan Insajderi.

Më tej, dokumenti theksonte se Thaçi ishte i armatosur dhe i gatshëm të përdorte armë në rast të ndonjë tentative për arrestim, duke e konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e Serbisë.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit