15.8 C
Skopje
Thursday, May 9, 2024

Pse gjithnjë e më shumë jomyslimanë po e festojnë Ramazanin

Mund të duket e çuditshme për një besimtare myslimane që të flasë kështu, por Kholoud Khardoum e thotë qartë. “Jo çdo gjë gjatë Ramazanit ka të bëjë me fenë”, thotë shkrimtarja 53-vjeçare që jeton në Bagdad. “Ajo ka të bëjë edhe me atmosferën dhe traditën e të mbledhurit të njerëzve të gjithë bashkë”.

Iraku është një vend me shumicë popullsie myslimane, por në zonat ku bashkëjetojnë komunitete me besime të ndryshme, shpesh shihet që jomyslimanët marrin pjesë në festimet e festës myslimane të Ramazanit, i tha ajo Deutsche Welles.

Sidomos “iftari”, darka që shtrohet me perëndimin e diellit ku familja dhe miqtë bëhen bashkë për të prishur agjërimin e ditës, kthehet në mundësi për t’u mbledhur.

“Nganjëherë të krishterët gatuajnë ëmbëlsira që ua dhurojnë fqinjëve myslimanë”, thotë Khardoum. “Nganjëherë janë myslimanët që dhurojnë ushqime. Ose të dyja. Është vërtet gjë e mirë të shpërndash gjëra të tilla”, thotë ajo.

Histori të ngjashme ka edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. “Një nga shoqet e mia më të ngushta dhe më të vjetra është myslimane, kështu që ne këmbejmë disa nga zakonet tona”, thotë egjiptiania Um Amir, 50 vjeçe, që jeton në Assiut, një qytet në jug të Kajros. “Për shembull gjatë Ramazanit unë agjëroj gjatë ditës dhe e prish agjërimin duke ngrënë me familjen e saj”.

“Unë jam e krishterë, por që kur kam qenë e re kam pasur shumë shoqe myslimane dhe nuk i kam kushtuar rëndësi të madhe feve të ndryshme”, thotë libanezja 34-vjeçare, Rita, e cila është duke agjëruar në Bejrut.

Më shumë festim i Ramazanit në Perëndim?

Duke pasur parasysh se të tria këto gra jetojnë në një vend me shumicë popullsie myslimane, përvojat e tyre nuk i çudisin banorët që jetojnë atje. Sepse është e vështirë për një jomysliman të injorojë festimet e Ramazanit, siç është e vështirë për myslimanët t’u shmangen Krishtlindjeve kur janë në Evropë ose në Amerikën Veriore.

Sidoqoftë, Ramazani është duke u kthyer gradualisht në festë me popullaritet më të madh në vendet me shumicë të krishtere.

Vitin e kaluar, Londra u kthye në qytetin e parë të madh evropian që të zbukuroi rrugët me dritat e Ramazanit. Shembullin e Londrës e ndoqi këtë vit Frankfurti në Main, i cili u kthye në qytetin e parë të madh gjerman që ndez dritat e Ramazanit.

Në Austri këtë javë më shumë se 1 mijë vetë u bënë bashkë për një “iftar të përbashkët” në landin e Kaerntenit, ku të gjithë anëtarët e komunitetit u ftuan të prishin agjërimin e Ramazanit duke ngrënë së bashku, edhe pa qenë myslimanë dhe pa agjëruar. Organizatorët thanë se ky aktivitet është duke tërhequr çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz. Një pjesëmarrës në aktivitet i tha gazetës rajonale “Kleine Zeitung” se “nuk e prisja të shihja atje kaq shumë jomyslimanë”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit