14.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

Protesta para Bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Dhjetëra protestues u mblodhën para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen urgjente të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Protesta u shoqërua me tensione, pasi protestuesit tentuan të futeshin në ambientet e brendshme të Bashkisë duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë gjuajtur në drejtim të Bashkisë me vezë dhe me mollë. Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie, të cilët kanë abuzuar me tenderë dhe kanë përfituar miliona me kompaninë e krijuar. Muajin e kaluar, Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhër-arreste për 3 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje. Protesta u organizua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa iu bashkuan partitë opozitare, PD-ja, Rithemelimi, ish presidenti Ilir Meta dhe qytetarë të shumtë. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, çdo bashki duhet të hetohet. Pas protestës para bashkisë, qytetarët u zhvendosën para Prokurorisë së Posaçme për t’i njoftuar kërkesën e tyre për prangosjen e krye bashkiakut. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit