12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Profesoresha universitare nga Tetova kandidate e mundshme për presidente?!

Profesoresha universitare Myqereme Rusi po përmendet si kandidate e mundshme për garën presidenciale në zgjedhjet e 8 majit, mëson INA.

Siç bëhet e ditur, kandidatura e saj po shqyrtohet nga partitë e bllokut opozitar shqiptar LEN (Lidhja Evropiane për Ndryshim).

Myqereme Rusi udhëhoqi lëvizjen e grave shqiptare me mbi 10000 anëtare. Ajo ishte në ballë të protestave më të tensionuara të viteve të 90-ta dhe fillimeve të viteve 2000.

Ajo është e njohur edhe si gruaja në ballë të kauzës së themelimit të Universitetit të Tetovës.

Emri i saj po lakohet pas disa emrave tjerë që u spekuluan në opinion si Rufi Osmani që mohoi diçka të tillë, por edhe kreu i ASH-së, Arben Taravari që nuk ka shprehur interesim.

Ndërkohë në lojë janë edhe emra tjerë ë po shqyrtohen nga BDI dhe ASH, por edhe LEN.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit