Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Borut Blaj.
Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe procesin e integrimit evropian.
Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike, veçanërisht synimin strategjik për anëtarësim në NATO, si kontribut për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi potencialin për rritjen e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dy vendeve.








