Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të jetë i pranishëm në Manastir më 22 nëntor, me rastin e shënimit të 118-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip.
Lajmin e mëson ekskluzivisht Ora24 nga burime të sigurta, të cilat konfirmojnë se kryeministri shqiptar do të marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore që do të organizohen në Manastir me rastin e kësaj feste të rëndësishme kombëtare.








