17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Pothuajse asgjë nuk bëhet për t’u ulur numri i lindjeve në moshë të mitur dhe bashkësive (jashtë)martesore

Numri i vajzave nga 15 deri në 19 vjeç që jetojnë në bashkësi martesore është pesë herë më i madh se sa numri i djemve në këtë moshë, përkatësisht në martesë jetojnë 1.355 adoleshente kundrejt 260 adoleshentëve. Njëkohësisht, 1,9 përqind nga numri i përgjithshëm i popullatës femërore në këtë grup moshë ka lindur një ose më shumë fëmijë, që është rënie e lehtë krahasuar me numrat e vitit 2018, shkruan Radio MOF.

Këto të dhëna janë pjesë e publikimit “Profil i popullatës së fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili i nxjerr të dhënat nga regjistrimi i fundit në vitin 2021, që është po ashtu edhe dokumenti i parë që i mbledhë të gjitha të dhënat në një vend për fëmijët nga vendi.

Komunat me përqindje më të lartë të adoleshentëve nga 15 deri në 19 vjeç të cilët janë të martuar, janë Strumica (104), Shuto Orizara (78), Prilepi (73), Radovish (54), Gostivar (53) dhe Tetova (48).

“Pavarësisht numrave absolut, nëse analizohet pjesa e adoleshentëve të martuar në kuadër të grup moshën së vajzave në moshën 15-19 vjeç, fitohet një pasqyrë ndryshe”, thuhet në publikimin e UNICEFI- it.

Aktivistja e të drejtave për gra, Rita Behadini nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” vlerëson se numrat e këtillë janë shqetësues, ndërsa për to janë përgjegjëse institucionet.

“Nëse analizojmë në çfarëdo lloj aspekti, këto martesa nuk janë të shëndetshme dhe i kufizojnë adoleshentët si në aspekt të rritjes dhe zhvillimit, ashtu edhe financiarisht”, thotë Behadini për Radio MOF.

Sipas ligjit për familje, personi i cili nuk ka 18 vjeç nuk mund të lidh martesë. Por, ligji parasheh përjashtim, me të cilin mund të formohet bashkësi martesore me mbushjen e 16 vjeç, nëse gjykata kompetente konstaton se personi ka arritur pjekurinë fizike dhe mendore për të lidhur martesë.

Organizata joqeveritare “ROMA.S.O.S” në vitin 2016 kërkonte ndryshim të rregullativës ligjore që të ndalohet lidhja e martesave në moshë të mitur. Por, organizata nuk është aktive nga viti 2019, me çka nuk u vazhdua procesi.

Nuk ka evidencë për bashkësi jashtëmartesore me të mitur

Ligji për familje nuk i parasheh bashkësitë jashtëmartesore mes apo me persona të mitur, që është një nga arsyet për mospasjen e evidencës për numrin e tyre në shoqëri.

Bashkësia jashtëmartesore me fëmijë sanksionohet sipas Kodit Penal (KP). Me nismën e Avokatit të popullit dorëzuar Qeverisë në vitin 2017, personit të rritur që jeton në bashkësi jashtëmartesore me një person tjetër që nuk ka mbushur 18 vjeç, i shqiptohet dënim prej tre muaj deri në tre vjeç, por edhe prindit/kujdestarit që e ka lejuar atë. Me nismën e avokatit të popullit, kufiri i sipërm i moshën në KP u zhvendos nga 16 në 18 vjeç.

Zëvendësja e Avokatit të popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa thotë se me këtë ndryshim pjesërisht  është pranuar kërkesa, sepse nëse një person i mitur është mes 16 dhe 18 vjeç, përndjekja penale do të realizohet me propozim.

Me iniciativën kërkohet që të plotësohet edhe ligji i familjes me dispozitë me të cilën do të ndalohet jetesa e të miturve në bashkësi jashtëmartesore.

Më tej, kërkohet edhe plotësimi i ligjit për arsim të mesëm duke vendosur detyrim për prindërit të paraqesin kur braktiset procesi arsimor nga fëmijët e tyre, për shkak të bashkësisë martesore përkatësisht jashtëmartesore.

Bajramovska – Mustafa informoi për Radio MOF se Qeveria në seancën e mbajtur më 29.11.2017 ka sjellë konkludim që të pranojë iniciativën.

“Megjithatë, deri më tani ndryshimet e ligjit për familje dhe ligjit për arsim të mesëm nuk janë miratuar në praktikë”, tha ajo.

Martesat e fëmijëve, sipas saj, janë shkak i varfërisë, dhunës familjare, por edhe rrezikut të tregtisë me njerëz, posaçërisht në raste kur bëhet fjalë për jetë jashtëmartesore me fëmijë/person jashtë shtetit.

“Për këtë, përpos ndryshimeve sistematike, përmes përforcimit të ligjeve dhe duke hequr përjashtimet, nevojiten masa të vazhdueshme për uljen e varfërisë si shkak për të cilën shpesh herë familjet e miratojnë përkatësisht nxisin martesën e hershme të fëmijëve të tyre (posaçërisht vajzave), vlerësoj se rol kyç në ndryshim të qëndrimeve dhe ngritjen e vetëdijes ka arsimi, rritja e aftësive dhe njohurive dhe pjesëmarrja sa më e madhe e fëmijëve dhe aftësimi i tyre në miratimin e vendimeve që kanë të bëjnë me to, përkatësisht të drejtat e tyre”, thotë Bajramovska – Mustafa.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit