Posta e Kosovës shënon 70-vjetorin e pullës EUROPA me emision të ri filatelik

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin më të ri të pullave postare nga tema “Evropa”, me titull “70-vjetori i pullës EUROPA”, duke shënuar një jubile të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit filatelik evropian.

 

Pulla EUROPA u emetua për herë të parë në vitin 1956 nga gjashtë shtete evropiane dhe ndër vite është shndërruar në simbol të unitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të kontinentit.

 

Për shtatë dekada, këto pulla kanë pasqyruar vlerat e përbashkëta evropiane, duke promovuar kulturën, historinë dhe identitetin e vendeve pjesëmarrëse përmes artit filatelik.

 

Tema e vitit 2026 i kushtohet pikërisht 70-vjetorit të pullës EUROPA, duke vënë në pah rëndësinë e saj në afrimin e popujve dhe vendeve përmes komunikimit dhe filatelisë.

 

Emisioni i ri i Posta e Kosovës përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë, të cilat do të jenë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.

 

Posta e Kosovës ka ftuar koleksionistët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e këtij përvjetori duke pasuruar koleksionet e tyre me këtë emision të veçantë filatelik./KultPlus.com

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit