Pivovarov: Fotografia e personit në “East Gate” nuk është e qartë

Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Kufirit dhe ish-oficeri i zbulimit Vladimir Pivovarov foli për rastin e të shtënave në “East Gate Mall” kur u qëllua Rade Trajkovski – Shtekli dhe një person tjetër, pas së cilës të dy përfunduan në spital.

Lidhur me regjistrimin e publikuar nga MPB, Pivovarov tha se nuk është mjaft i qartë dhe se në procedurën e provës mund të ndodhë që ajo të mos jetë e vlefshme për shkak të cilësisë së dobët.

“Sulmuesi mund të jetë në kufirin e Kosovës për 10 minuta, në kufirin e Serbisë për 20 minuta dhe mund ta kalojë kufirin edhe ilegalisht.
Ka një foto, por identiteti nuk mund të përcaktohet menjëherë. Në këtë situatë kemi një problem tjetër. Cilësia e kamerave të sigurisë në një vend vendoset nga personi që i vendos ato, nuk ka norma të përcaktuara. Unë sugjeroj që shteti të japë miratimet kur vendosen kamerat e sigurisë, që ato të jenë më cilësore. Fotografia nuk është mjaft e qartë për të provuar më vonë në procedurën e provës. Kemi pasur raste kur avokatët kanë hedhur poshtë provat, ku do të thonë se pamjet nuk janë të qarta dhe nuk mund të vërtetohet se ka qenë autori i sulmit, e kështu me radhë. Prandaj duhet të ketë një regjistrim më cilësor”, tha Pivovarov.

Lajme të ngjajshme

52 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit