Mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu

Advertisement

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të herëpashershme lokale shiu me intensitet të lehtë deri në mesatar, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.

 

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 14 gradë.

 

Në ditët në vijim, moti do të ndikohet nga aktiviteti ciklonik deri të martën. Do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ndryshueshëm. Do të ketë reshje më të dendura shiu të dielën dhe të hënën drejt fundit të ditës dhe gjatë natës drejt të martës. Në disa vende, pritet një sasi më e madhe shiu (mbi 25 l/m² në 24 orë), dhe gjatë periudhës së parashikuar lokalisht mbi 60 l/m². Nga e mërkura dhe në ditët në vijim, do të mbetet mot më i ftohtë, por i qëndrueshëm dhe i thatë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit