Petrushevski: Filipçe dhe Zaev të tregojnë nëse qëndronin pas futjes së 110 milionë eurove të parave të “pastruara” nga Venezuela në Maqedoni

Advertisement

Filipçe dhe Zaev duhet të përgjigjen publikisht dhe pa mëdyshje nëse kishin dijeni për futjen e 110 milionë eurove nga Venezuela në Maqedoni dhe nëse dikush nga pushteti i atëhershëm kishte rol në këto transaksione.

Në vitin 2019, kur Zaev ishte kryeministër, ndërsa Filipçe ministër, përmes bankës “Eurostandard” dyshohet se janë realizuar transaksione në vlerë prej 110 milionë eurosh, para të dyshimta nga Venezuela, e cila në atë kohë ishte nën sanksione.

Për më tepër, transaksionet kanë kaluar ose kanë përfunduar në vende si Rusia, Bjellorusia dhe Serbia.

Kudo ku janë Filipçe dhe Zaev, aty ka ndikime ruse, bjelloruse dhe serbe.

Prandaj, te LSDM-ja funksionon Frojdi. Ata mendojnë se të gjithë kanë qëllime të fshehta, ashtu siç kishin vetë.

Ndryshe nga ata, sot kemi një qeveri që mbron bankat dhe kursimtarët, e jo një qeveri që i çon bankat drejt falimentimit apo ua mohon kursimtarëve të drejtat e tyre.

Ky është dallimi kryesor. Nuk jemi të gjithë njësoj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit