Pesëfish është rritur numri i rasteve me procedurë të shpejtë për dhunën në familje

Advertisement

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vizitoi Sektorin për Dhunë në Familje pranë SPB Shkup, ku u njoh nga afër me punën e përditshme të zyrtarëve policorë, sfidat me të cilat përballen dhe rezultatet që po arrihen në trajtimin e dhunës në familje.

Toshkovski bëri të ditur se statistikat e pesë viteve të fundit tregojnë ndryshime në numrin e rasteve të raportuara:
• 326 raste në vitin 2022,
• 216 raste në vitin 2023,
• 273 raste në vitin 2024,
• 273 raste në vitin 2025,
• 187 raste të regjistruara deri më sot në vitin 2026.

Sipas ministrit, veçanërisht inkurajues është rritja e efikasitetit në procedurat e shpejta. Në vitin 2022 janë proceduar 10 raste dhe janë shqiptuar 4 masa kujdesi. Në vitin 2023 — 18 raste dhe 7 masa. Në vitin 2024 — 25 raste dhe 11 masa. Në vitin 2025 — 34 raste dhe 15 masa. Ndërsa në vitin 2026 deri më tani janë proceduar 52 raste dhe janë shqiptuar 23 masa kujdesi.

“Krahasuar me vitin 2022, numri i rasteve të proceduara me procedurë të shpejtë dhe i masave të kujdesit është rritur mbi pesë herë. Kjo tregon se reagimi institucional po bëhet gjithnjë e më i shpejtë, më i organizuar dhe më vendimtar, ndërsa dhuna në familje trajtohet me seriozitet gjithnjë e më të madh”, theksoi Toshkovski.

Ai shtoi se qëllimi mbetet i pandryshuar: çdo viktimë e dhunës në familje të marrë mbrojtje të menjëhershme, ndërsa çdo autor të përballet me reagim të shpejtë dhe të vendosur institucional. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit