Trotuare të bllokuara dhe pa qasje në nivelin e asfaltit për personat me aftësi të kufizuara që përdorin karroca. Kalime të zëna nga tavolinat dhe mallrat e dyqaneve e restoranteve ndërsa vështirësi ka edhe në institucionet publike.
Për personat me aftësi të kufizuara këto janë sfidat e përditshme me të cilat përballen në Tetovë.
Dy institucionet që frekuentohen më shumë nga personat me invaliditet trupor, janë pikërisht Qendra për Punë Sociale si dhe Spitali i Tetovës, por te të dyja qasja deri tek zyrat e nevojshme është pothuajse e pamundur, thotë Hismani.
Pas apeleve të shumta dhe kritikave sidomos për trotuaret, komuna e Tetovës ditë më parë ka ndërmarr një aksion për shtimin qasjeve të përshtatura për karroca për personat me nevoja të veçanta.
Ndërkaq, në qytetin e Tetovës janë të regjistruar rreth 650 persona me aftësi të kufizuara, të cilët çdo ditë përballen me pengesa të ndryshme në hapësirat publike. Edhe pse Komuna ndërmerr aksione për largimin e këtyre pengesave, shpesh mjafton vetëm një ditë që situata të kthehet sërish në gjendjen e mëparshme.






