Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 31-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut

Advertisement

Një 31-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të Ortonës, në rajonin italian të Abrucos.

Sipas raportimeve të mediave italiane, viktima është identifikuar me inicialet S. Gj., 31 vjeç, i cili jetonte në Ortona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15 në rrugën shtetërore 16. I riu ishte duke drejtuar një automjet “Volkswagen Golf” kur, për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin mbi automjetin.

Makina doli nga rruga dhe u përplas me forcë me një mur mbështetës prej betoni të armuar. Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçari ndërroi jetë në vendin e aksidentit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit