Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Sot shënohen 113 ditë nga nisja e protestave, ndërsa gjatë marshimit qytetarët kanë vijuar me thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë, mes tyre “Poshtë Edi Rama”, “Qeveri e krimit” dhe “Ju erdhi fundi”.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke deklaruar se qëndrimi i tyre për këtë kërkesë është i panegociueshëm.
Protestat kanë vijuar edhe në ditët e mëparshme, ndërsa në tubime është përfshirë edhe diaspora, e cila ka shprehur mbështetjen për kërkesën për largimin e Ramës.






