Për deputetin e BDI-së, Ilir Hasani, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk përmban asgjë duke e krahasuar me flluskë bore, që siç tha, mjafton një diell i vogël për ta shkrirë. Hasani pati kritika ku tha se VLEN mbajti të fshehur ligjin për 2 vite dhe nuk është parë nga ai personalisht dhe qytetarët dhe se opozita nuk është konsultuar fare për amandamente te caktuara. Ai kërkoi që Marrëveshja e Ohrit të jetë e përfshirë në ligj.
Në anën tjetër, deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu tha se BDI për 20 vite ishte në pushtet dhe la çështje të hapura, ndërkohë pyeti Hasanin se pse nuk është rregulluar sa ata ishin në pushtet. Saliju tha se amandamentet e propozuara nga opozita duhet analizuar pasi janë propagandë e pastër dhe tha se, opozita me kritikat që po bën po nxjerr në pa punët e papërfunduara të tyre e po mundohet t’ia faturojë VLEN-it





