Përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje të dheut në Filipine

Advertisement

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, 13 janë lënduar dhe gjashtë rezultojnë të zhdukur në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Filipinet pas më shumë se një jave shirash të rrëmbyeshëm, tha sot policia.

Sipas autoriteteve, disa stuhi tropikale dhe shira të rrëmbyeshëm musonësh në jugperëndim kanë prekur më shumë se 750.000 njerëz në të gjithë vendin, me më shumë se 8.000 të detyruar të kërkojnë strehim në qendrat e evakuimit.

Numri më i madh i viktimave u regjistrua në ishullin kryesor të Luzonit, përkatësisht në provincat Benguet, Rizal dhe Batangas. Nëntë persona vdiqën nga rrëshqitjet e dheut, tre u mbytën, dy vdiqën nga goditja elektrike dhe një person humbi jetën pasi një pemë ra mbi të.

Rrugë të shumta dhe zona banimi rreth kryeqytetit Manila u përmbytën gjithashtu, me ujin që arriti më shumë se një metër në disa vende. Përmbytjet kanë detyruar mbylljen e shkollave në shumë zona dhe kanë ndërprerë shërbimet e trageteve.

Roja bregdetare tha se lundrimet dhe operacionet janë ndërpre në gjithsej 20 porte në Filipinet qendrore dhe lindore.

Shërbimi nacional meteorologjik parashikoi se shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit