24.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Përbërja e re qeveritare do të ketë 30 deputetë shqiptarë

Pasi të enjten Komisioni Shtetëror Zgjedhor shpalli rezultatet e 100% të votave të numëruara, partitë dërgojnë ankesat për zgjedhjet. Për zgjedhjet presidenciale afati është deri në orën 19:00 dhe për zgjedhjet parlamentare deri në orën 23:30. KSHZ duhet në Kuvend ta dorëzojë raportin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pas së cilës, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, për të dielën në mesditë do ta caktojë seancën parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur të vendit. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Sipas rezultateve zgjedhore të votave 100% të numëruara, për zgjedhjet presidenciale, Siljanovska Davkova ka marrë 561.001 vota, duke u shpallur fituese.

Përndryshe, përbërja e re qeveritare, nga 120 deputetët e sapozgjedhur, 30 prej tyre janë të etnisë shqiptare. Kurse, 41 nga 120 deputetët, janë të gjinis femërore, 8 prej tyre janë shqiptare dhe 33 maqedonase.

Në përbërjen e re parlamentare:

16 deputetë shqiptar janë nga Fronti Evropian,

13 nga VLEN

1 nga LSDM.

Sa i përket gjinisw, në përbërjen e re parlamentare:

VMRO do të ketë 23 deputete,

LSDM 7 deputete,

Fronti Evropian 5,

VLEN 3,

ZNAM 2 ,

Levica 1.

Deputetët shqiptar vijnë nga zona e parë, e dytë, e pestë dhe e gjashtë zgjedhore, ndërkaq nga zona e tretë dhe e katërt edhe pse kishte kandidatë, asnjë nga deputetët shqiptar nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për të marrë mandate deputeti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit