11.8 C
Skopje
Saturday, May 11, 2024

Për shkak të mjegullës janë anuluar dy fluturime në aeroportin e Shkupit

Për shkak të mjegullës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri në orën 15:00 janë anuluar fluturimet e natës/mëngjesit nga/për Beograd dhe fluturimi për Friedrichshafen me “Wizz Air”.

Siç informojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, fluturimi i mëngjesit nga/për Stamboll i “Turkish Airlines” është anuluar, por për sot është paralajmëruar një fluturim shtesë (ora e mbërritjes në 15:20, ora e nisjes në 16:05 nga aeroporti i Shkupit).

Dy fluturimet e linjës ajrore “Wizz Air” (Dortmund dhe Malpensa) janë devijuar drejt aeroportit të Prishtinës.

Fluturimi i Wizz Air nga Lubjana u devijua për në Sofje.

“Të gjitha fluturimet e tjera të rregullta kanë vonesë të caktuar më të shkurtër ose më të gjatë, njoftojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit