Shumica është stabile, por dera është e hapur edhe për parti tjera, tha deputeti Bekim Qoku nga koalicioni VLEN. I pyetur nga Televizioni 21 se a ka gjasa që Ziadin Sela të bëhet pjesë e VLEN-it, ai u përgjigj se Sela mund t’i bashkangjitet shumicës parlamentare por jo edhe të jetë pjesë e VLEN-it.
“Në VLEN nuk kisha thënë, por në shumicën parlamentare besoj që çdo parti që vendosë të luftojë korrupsionin, të luftojë të keqen, të bëhet pjesë e ndryshimeve të mëdha, unë besoj se duhet të jetë i mirëseardhur”.
Kryetari i ASH-së Ziadin Sela dje foli për këtë temë më çka tha se nuk e ka ndër mend t’i hyjë aventurës me ndonjë bashkëpunim me koalicionin VLEN, por shtoi se nëse Taravari bashkëngjitet në Frontin Europian, do të ketë qëndrimet e tij për këtë çështje.
Pritet që më 1 maj kryeministri Mickoski të takohet me Taravarin kur edhe pritet të vendoset nëse ASH do të mbetet pjesë e Qeverisë. Për VLEN-in është e papranueshme që dikush që është pjesë e tyre të bashkëpunojë me BDI-në.