NQP Shkup informon se me rastin e festës së 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, gjatë tre ditëve të fundjavës së vazhduar (1.05.2026-03.05.2026) autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës.
Sot dhe të dielën, 3 maj, me kujdestari do të punojë pika për shitjen e biletave në Qendrën Transportuese nga ora 08:00-14:00.
Të shtunën pikat e biletave dhe qendrat për personalizim do të punojnë me orarin e zakonshëm, ato që janë në dy ndrrime nga ora 08:00 – 18:00, dhe ato me një ndrrim nga ora 08:00-13:00.





