Pasuria e kryetarit të Zhelinës, Blerim Sejdiu: Tokë, llogari bankare dhe borxh mbi 1.1 milion denarë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka publikuar pasurinë e kryetarëve të rinj të komunave, të cilët morën mandat nga qytetarët në zgjedhjet e vjeshtës së vitit të kaluar

Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, në pasurinë që e ka paraqitur më 28.12.2025, ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në emër të tij, llogari bankare dhe borxhe.

Më poshtë e keni pasurinë e Blerim Sejdiut, që e ka publikuar KSHPK:

Pasuri e paluajtshme:

– Tokë ndërtimore në Grupçin, me sipërfaqe prej 1651 metër katror, me vlerë 1.320.800 denarë- Tokë bujqësore në Kopaçin Doll, me sipërfaqe 472 metër katror, me vlerë 188.800 denarë- Tokë bujqësore në Kopaçin Doll, me sipërfaqe 420 metër katror, me vlerë 168.000 denarë- Tokë bujqësore në Kopaçin Doll, me sipërfaqe 39 metër katror, me vlerë 15.600 denarë- Tokë bujqësore në Kopaçin Doll, me sipërfaqe 154 metër katror, me vlerë 61.600 denarë

– Një llogari bankare

– Borxh në vlerë prej 1.189.137 denarë, me afat kthimi deri 01.12.2031 (Telegrafi)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit