0.8 C
Skopje
Tuesday, January 21, 2025

Pasojat nga mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese

Më i dëmshëm se sa mosmiratimi, andaj nuk mund të thuhet se Maqedonia e Veriut do të ketë pasoja në rast të ngecjes së mëtejmë në procesin integrues.

“Vlerësojmë se me kornizën negociuese që e kemi në tavolinë asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, sepse gjithë këto vizita që bëhen, kanë një mision, të na detyrojnë të bëjmë gjëra që janë absolutisht të papranueshme. Me refuzimin e këtij propozimi ne do të forcojmë pozicionin tonë apo gjithçka që ka të bëjë me identitetin, gjuhën, kulturën e traditën tonë. Ngecja në procesin negociues nuk do të ketë pasoja”, vlerëson Nikovski.

Ai thotë se nuk është kundër integrimit, por “në Bashkimin Evropian duhet të hyjmë me dinjitet dhe të barabartë me të gjitha shtetet tjera anëtare të unionit”.

Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci thekson nevojën e një qasjeje të re të institucioneve, pasi, sipas tij, tashmë po duket e qartë se ndryshimet nuk do të miratohen.

“Besoj se kjo mund të ndodhë vetëm me një konsensus kombëtar. Korniza e tanishme negociuese është ndërtuar gabimisht, duke injoruar tërësisht sektorin civil, ekspertët dhe opozitën. Procesi është shtyrë me forcë dhe normalisht tani rezulton me bllokada, andaj edhe kemi ngecje në procesin euro-integrues”, thotë Troshanovski.

Nga ana tjetër, analisti Fejzi Hajdari thotë për Radion Evropa e Lirë se zgjidhje mund të ketë, por vetëm pas zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Jam i mendimit se partia opozitare, VMRO DPMNE, megjithëse në këtë faze është kundër, shpresoj se në rast të një fitoreje që duket e sigurt se do të ndodhë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen shumë shpejt, këto ndryshime do të miratohen pas zgjedhjeve, kuptohet në konsultim dhe kontakt me qeverinë bullgare”, thotë ai.

Sipas tij, qeverisja aktuale me shkallën e lartë të korrupsionit dhe aferave të shumta, me të cilat po përballet, nuk ka kapacitet që t’i miratojë ndryshimet kushtetuese.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka porositur zyrtarët maqedonas se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian varet pikërisht nga ndryshimet kushtetuese./REL

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit