2.8 C
Skopje
Sunday, January 26, 2025

Pas tre viteve kërkim, u arrestua një anëtar i grupit të Gërçecit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arreston 33 vjeçarin nga Shkupi pasi për të kishte edhe fletarrestim, si i dënuar në lëndën “Mali”, ku janë të përfshirë dy grupe kriminale nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Reparti për operacione policore të specializuara e kanë arrestuar 33 vjeçarin B.L. nga Gërçeci i Shkupit, për të cilin kishte fletarrestim, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, njoftoi Policia, duke theksuar që i gjendet në Burgun e Shkupit.

Për 33 vjeçarin ishte caktuar masa e paraburgimit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të dënueshme në bazë të nenit 215, paragrafi 3 nga Kodi Penal. Por ai tre vite ishte i pakapshëm për autoritetet policore.

“Ai është i dyshuari i fundit në lëndën “Mali”, i cili nën urdhrin e prokurorit kërkohej me fletarrestim më shumë se tre vjet”, deklaroi Prokuroria, duke theksuar që ai kërkohej për tregti me lëndë narkotike.

Lënda “Mali” ishte formuar në mars të vitit 2021 ku akuzohen 28 persona, kryesisht nga Gërçeci dhe Gazi Baba. Të akuzuarit në këtë lëndë janë dënuar me burg prej 3 deri 8 vjet.

Ndryshe, anëtarët e dy rrjeteve të organizuara kriminale shisnin narkotikë përmes shitësve në Shkup, Gostivar, Tetovë, Strumicë dhe qytete të tjera me çmim prej 4.000 deri në 5.000 denarë për 1 gram kokainë dhe prej 12.000 deri në 15.000 denarë për 100 gram marihuanë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit