Pas 50 vitesh histori, nis ndërtimi i stadiumit të Shkëndijës së Haraçinës

Advertisement

Pas pesë dekadash histori, Shkëndija e Haraçinës ka hyrë në një kapitull të ri me vendosjen e gurthemelit të qendrës sportive në Haraçinë.

Projekti synon të krijojë kushte më të mira për klubin dhe për zhvillimin e futbollit në këtë komunë. Stadiumi do të shërbejë si hapësirë për stërvitjet e ekipit, zhvillimin e ndeshjeve, si dhe për aktivitetet sportive të fëmijëve dhe të rinjve.

Sipas njoftimit, synimi është që Shkëndija e Haraçinës në të ardhmen të ketë stadiumin e saj kryesor, në përputhje me historinë dhe traditën e klubit.

Vendosja e gurthemelit është cilësuar si fillimi i një projekti që synon t’u krijojë gjeneratave të reja hapësira më të mira për t’u marrë me futboll dhe për të zhvilluar talentet e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit