Tetë shqiptare diplomojnë në mjekësi në Bern të Zvicrës

Advertisement

Tetë vajza shqiptare me prejardhje nga Kosova, të cilat kanë qenë shoqe dhe pjesë e së njëjtës klasë në Bernë të Zvicrës, kanë përmbyllur me sukses një etapë të rëndësishme të arsimimit të tyre.

Bleona M., Seade D., Ilire G., Sabina G., Diellza Z., Gentijana B., Emenda K. dhe Nora T. kanë ndjekur rrugë të ndryshme akademike dhe profesionale, duke u diplomuar në fusha të ndryshme.

Në mesin e tyre ka të diplomuara në mjekësi, higjienë dentare, burime njerëzore dhe fusha të tjera të arsimit të lartë.

Pavarësisht drejtimeve të ndryshme profesionale, tetë të rejat i bashkon fakti se kanë kaluar vitet e shkollimit në të njëjtën klasë, kanë krijuar miqësi dhe kanë ruajtur lidhjet me prejardhjen e tyre shqiptare.

Suksesi i tyre përbën një moment të veçantë edhe për familjet, të cilat i kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tyre arsimor në Zvicër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit