Parlamenti Europian kërkon zbatimin e gjuhës shqipe për studentët shqiptarë!

Dje, Parlamenti Europian siç bën të ditur TetovaSot, ka miratuar një amandament për gjuhën shqipe, ku i bën thirrje qeverisë së Severnistanit dhe kryekomitit Micko, të mos kërkojnë ligje të tjera për gjuhën shqipe, por që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe duke zbatuar ligjin ekzistues.

Kjo thirrje e PE është dëshmi e fushatës antishqiptare që ka nisur prej vitesh qeveria shoviniste e kryekomitit Micko, ndaj gjuhës dhe identitetit shqiptar, ku fatkeqësisht në atë qeveri merr pjesë edhe një parti shqiptare e ashtuquajtur VREDI, e cila në vend të ndryshimit dhe progresit solli regresin dhe kthimin prapa si në kohën e qoftëlargut.

Sot më shumë se kurrë shqiptarët e mbarë vendit duhet të vetëdijsohen se ky kooalicion i qelbësirave politike nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve në bordellon qeveritare, por vijën dhe kursin politik anti BE të kryekomitit Micko, i cili po rrëshqet çdo ditë e me shumë drejt “botës serbe” dhe Beogradit, një fakt ky që e ka theksuar edhe BE-ja kohë me parë.

Prononcimet njëherë po dhe nje herë po punojmë të gjejmë zgjidhje nga ana e despotit Micko, janë blerje kohë dhe jo zgjidhje për provimin e jurisprudencës për studentët shqiptar.
Kësisoj, kryekomiti Micko I ndryshon fjalët njëherë po dhe një herë jo për provimin e jurisprudencës, bën lojën e demokratit dhe njeriut të kompromisit, që në fakt është maskota serbe në krye të qeverisë i shoqëruar me serbofilët Maksi dhe Fillkovi, si antishqiptarë te përbetuar.

Kjo është pika e fundit e kthesës dhe e përgjegjësisë që vredistët kanë ndaj shqiptarëve, që nëse nuk do jepet provimi i jurisprudencës, bie maska e patriotizmit fals e ndryshimit vredist të këtyre dy viteve pa integritet në qeverinë e kooalicionit.

Ose vredistët do pranojnë nënshtrimin si vasalë të pushtetit ose për ta shpëtuar fytyrën ( nëse kanë një pikë gjaku shqiptar) të dalin nga ajo qeveri antishqiptare e dëshmuar tashmë edhe nga ndërkombëtarët, e cila po rrëshqet vullnetarisht drejt “Botës serbe” dhe jo drejt Brukselit.

Medai Shaholli

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit