Maqedoninë e Veriut sot e pret mot kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 32°C.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperatura minimale do të jetë rreth 13°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31°C.






