Paraqitje madhështore e Çairit! Fitorja 32:21 e dërgon në 1/8 e finales së Evropës

Advertisement

Skuadra e hendbollit të femrave të Çairit ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës Evropiane të EHF-së, pasi në ndeshjen e kthimit mposhti bindshëm ekipin azerbajxhanas Kur me rezultatin 32:21.

Pas fitores 27:24 në ndeshjen e parë, hendbollistet e drejtuara nga Basri Latifi e fituan edhe takimin e dytë, duke e mbyllur përballjen e dyfishtë me rezultat të përgjithshëm 59:45.

Çairi e kontrolloi plotësisht ndeshjen e kthimit dhe nuk i dha kundërshtarit mundësi për përmbysje.

Me këtë sukses, Çairi siguron një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kupës Evropiane të EHF-së.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit