11.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Parandalohet tregtia e paligjshme e papagajve

Drejtoria e Doganave sot përmes faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar se gjithsej 47 papagaj janë sekuestruar pasi një shtetas serb ka dashur t’i futë në vend pa i denoncuar, përcjell tvklan.mk.

“Doganierët në hyrje të pikës kufitare Tabanovc e kanë pyetur nëse ka diçka për të denoncuar, e më pas pasi ai është përgjigjur se nuk ka asgjë për të raportuar për shkak të dyshimit, kanë bërë kontroll të detajuar të automjetit dhe kanë gjetur kafaze me papagaj në bagazh”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

Ndaj personit është bërë kallëzim përkatës, ndërsa përgjegjësia për mallin e konfiskuar, në këtë rast shpendë të gjallë, i është dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar/tvklan.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit