22.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Pacientët me diabet, në luftë për të siguruar shirita e aparate

Vazhdojnë pritjet e pacientëve me diabet për shirita e aparate. Në poliklinikën e Bit Pazarit njëri nga pacientët me diabet, thotë se për të di-satën herë me radhë, edhe sot është kthyer duarbosh. Ai thotë se çdo muaj e dëgjon të njëjtin refren, eja muajin e ardhshëm.

“Insulinë ka, gjilpëra nuk më dhanë tani, shirita nuk ka.. Çdo muaj vi më thonë muajin e ardhshëm… Prej 8-9 muaj nuk kam marrë… Më thanë muajin e ardhshëm, çdo muaj këtë më thonë… Nuk mund ta mas sheqerin, nuk e di sa sheqer të pranoj, të pranoj sa doza që më duhet, më shumë apo më pak”, u shpreh një pacient.

Nga shoqata e pacientëve me diabet thonë se ka mungesë të aparateve.

“Akoma ka mungesë të madhe të shiritave dhe aparateve për personat me diabet që janë 44 mijë. Një pjesë shumë e vogël është shpërndarë. Ne i presim me padurim, ashtu siç I presim tashmë një muaj”, tha Dime Velev.

Ministri i Shëndetësisë tha se shiritat kanë arritur që nga java e kaluar por nuk janë shpërndarë për shkak të procedurave administrative. Ai njoftoi se Brenda një jave do të fillojë shpërndarja.

“Shiritat kanë arritur, sot më kanë njoftuar shërbimet, prej javës së kaluar tashmë kanë arritur, ka disa procedura administrative që duhet të përfundojnë dhe për kohë të shkurtër do të shpërndahen nëpër të gjitha barnatoret në shtet. Mendoj se për një javë, nuk do të zgjas më shumë se ajo”, u shpreh Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Në Maqedoni ka 116 mijë persona të diagnostifikuar me diabet, prej tyre 4400 janë me insulin ndërsa rreth 5000 persona janë me diabet të tipit 1. /Alsat

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit