12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Osmani-Kuleba: Po humbi Ukraina, ne do të jemi caku i radhës i Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbrëmë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, në margjinat e mbledhjes së 56-të plenare të seancës së 78-të të Asamblesë së Përgjithshme, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se takimi është mbajtur me qëllim të mbështetjes së Ukrainës në ditën e dyvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ku Osmani theksoi se është shumë e rëndësishme të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, sepse sipas tij, nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë ne jemi të radhës.

Osmani theksoi se sot Federata Ruse është kërcënimi më i madh për sigurinë e Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Po humbi Ukraina, ne do të jemi caku i radhës i Federatës Ruse. Është e rëndësishme të kemi largpamësi strategjike në vendin tonë, në mënyrë që përfundimisht t’i themi “Jo” Rusisë dhe “Po” për proceset integruese europiane në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Ndërkaq, ministri Kuleba, duke theksuar faktin se Maqedonia e Veriut qëndroi fort pas Ukrainës gjatë dy viteve të agresionit, shprehu mirënjohje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe për Osmanin për lidershipin dhe mbështetjen e tij.

“E ardhmja jonë është e përbashkët, ajo e ardhme është Bashkimi Europian, e ardhme për paqe dhe prosperitet”, tha Kuleba.

Të dy ministrat patën fjalimet e tyre para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku dërguan mesazhe të qarta kundër agresionit rus kundër Ukrainës

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit