12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Osmani: Informacionet për Banjskën do t’ia dorëzojë Qeverisë

Kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani tha se informacionet e besuara që i ka mbi zhvillimet e 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës do t’ia dorëzojë Qeverisë, e cila më pas duhet të vendos për fatin e nismës Ballkani i Hapur. Qeveria sipas tij duhet të vendos nëse përfshirja e mundshme e Serbisë në sulmin terrorist të shtatorit bie ndesh me shtyllat parimore të Ballkanit të Hapur si nismë e cila sipas tij është mbështetur edhe nga Evropa dhe SHBA-të.

“Nëse ka një përfshirje drejtpërdrejt të Serbisë, kjo bie ndesh me njërën nga shtyllat, atë të pajtimit. Meqë jam ministër i jashtëm i NATO-s, kam informacione shtesë, në mbledhje të mbyllur të Qeverisë do të informoj dhe më pas Qeveria duhet të vlerëson nëse ka ndeshje në sjelljen e shteteve mbi këtyre dy parimeve: pajtimi dhe respekti i ndërsjellët”, tha Bujar Osmani, Kandidat për president. /Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit