26.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Osmani dhe Vuçiqi përballen nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur presidenca përmes një postimi ku thuhet se ajo do të përballet me presidentin serb, Aleaksandar Vuçiq.

“Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”, ka shkruar presidenca në “Facebook”.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Neë York, Osmani pritet të takohet edhe me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

“Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së Neë York-ut”, shkruan presidenca.

Ndërsa, Vuçiq ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, ka shkruar presidenti i Serbisë në llogarinë e tij në rrjetet sociale./21Media

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit