Orce Gjorgjievski: Për herë të parë, uniforma falas për të gjithë nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme

Advertisement

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka bërë të ditur se për herë të parë të gjithë nxënësit e regjistruar në vitin e parë të shkollave të mesme do të pajisen me uniforma shkollore falas.

Sipas Gjorgjievskit, kjo masë synon të zvogëlojë dallimet sociale mes nxënësve dhe të krijojë një mjedis më të barabartë, më të sigurt dhe më të këndshëm në shkolla.

„Shkolla duhet të jetë vendi ku të rinjtë do të garojnë në dije, përkushtim dhe sukses, e jo se kush vesh rroba më të shtrenjta apo kush ka prindër me mundësi më të mëdha financiare“, ka shkruar Gjorgjievski.

Ai thekson se dallimet sociale shpesh mund të bëhen shkak për ndarje, diskriminim dhe bullizëm, ndërsa uniformat synojnë të vendosin një kod të barabartë dhe dinjitoz të veshjes.

Kjo masë, sipas kryetarit të Shkupit, do të ndihmojë edhe në lehtësimin e barrës financiare për familjet, duke u mundësuar nxënësve që të përqendrohen më shumë në arsim, zhvillim personal dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre.

„Vlera e një nxënësi nuk matet me rrobat që vesh, por me dijen, karakterin dhe ëndrrat që ndërton“, ka theksuar Gjorgjievski.

Ai shton se investimi te të rinjtë është investim në të ardhmen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit