12.8 C
Skopje
Thursday, May 16, 2024

OJQ-të në Maqedoni: Partitë bllokuan pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme

Grup i disa organizatave joqeveritare kanë reaguar në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor që javën e kaluar u miratuan në Kuvend me procedurë të shkurtuar, me të cilat është rritur pragu i nënshkrimeve të nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhje në 1 përqind e zgjedhësve të regjistruar.

Nga Sektori joqeveritar thonë se “në mënyrë tinëzare dhe pa konsultime dhe debate publike, në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, partitë më të mëdha politike, me pretekstin e ndihmës së qytetarëve pa dokumente të vlefshme.

Sollën ndryshime shtesë të fshehura në Kodi Zgjedhor, i cili praktikisht i nxori nga loja kandidatët e pavarur dhe i pengoi ata të merrnin pjesë në të gjitha zgjedhjet e mëvonshme vendore dhe kombëtare”.

“Të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së dhe me mbështetjen e heshtur të gjithë të tjerëve, ndryshimet e rrisin pragun e nënshkrimeve të nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhje, nga 1000 nënshkrimet e mëparshme, në 1% të votuesve të regjistruar”, thonë nga Grupi i OJQ-ve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit