25 maj 2025, Strugë – Në hapësirat e Ëmbla Hotel & Spa në Strugë u zhvillua Mbledhja e III-të e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, e thirrur nga Kryetari z. Mendi Qyra. Mbledhja mblodhi anëtarët e Këshillit drejtues, Mbikëqyrës, Drejtorin Ekzekutiv dhe Menaxheren operative për të diskutuar temat kyçe që lidhen me zhvillimin strategjik të Odës dhe aktivitetet e ardhshme institucionale.
Në fokus të mbledhjes ishin përgatitjet për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të OEMVP-së, një moment historik për institucionin dhe komunitetin e biznesit që përfaqëson.
Mbledhja shënoi një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave strategjike të Odës për kuartalin e tretë të vitit 2025, duke reflektuar përkushtimin e saj për të avancuar rolin e biznesit vendas dhe për të ofruar platforma ku suksesi i ndërmarrjeve anëtare vlerësohet dhe promovohet.