Oda e Avokatëve ka hapur procedurë për licencën e avokatit të dënuar Fehmi Stafa

Advertisement

Në Odën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut është aktive procedura për shqyrtimin e licencës së avokatit Fehmi Stafa, i cili është dënuar me 15 muaj burg për rastin që lidhet me tentativën për ndikim te një gjyqtar i Apelit.

Stafa u arrestua në flagrancë duke marrë këstin e dytë të shumës prej 50 mijë eurosh, të cilat, sipas aktgjykimit, ishin kërkuar për të ndikuar te gjyqtari i Apelit, Gjoko Ristov, me qëllim të ndryshimit të masës së paraburgimit ndaj Lupço Pecovit, i akuzuar në rastin “Zinxhir”.

Gjykata Disiplinore e Odës së Avokatëve ende nuk ka marrë vendim për licencën e tij. Nga Oda kanë deklaruar për Alsat se vendimi pritet të merret në periudhën në vijim.

Procedura disiplinore bazohet në pretendimet për shkelje të rënda të Kodit Etik të avokatëve. Sipas Statutit të Odës, çështja shqyrtohet nga Gjykata Disiplinore, e cila vlerëson provat dhe faktet lidhur me shkeljen e pretenduar. Palët kanë të drejtë ankese ndaj vendimit brenda 15 ditësh.

Ndërkohë, emri i Fehmi Stafës vazhdon të figurojë në listën e avokatëve aktivë të Odës, edhe pse ai aktualisht ndodhet në vuajtje të dënimit me burg. Dënimi prej 15 muajsh, i cili llogaritet nga dhjetori i vitit 2025, pritet të përfundojë në mars të vitit 2027.

Sipas aktgjykimit, Stafa në prill të këtij viti ka pranuar fajësinë dhe ka arritur marrëveshje me Prokurorinë, e cila më pas është konfirmuar nga gjykata. Në aktgjykim thuhet se ai kishte kërkuar 100 mijë euro nga klienti i tij, Lupço Pecov, me qëllim që të ndikonte te gjyqtari Gjoko Ristov për ndryshimin e masës së paraburgimit.

Stafa ishte denoncuar në polici dhe më pas ishte arrestuar në flagrancë gjatë marrjes së pjesës së dytë të parave. Krahas dënimit me burg, gjykata ka urdhëruar edhe konfiskimin e dy telefonave celularë, një iPhone 16 dhe një Redmi Poco M4. a ka ndonje sharje per qeverin

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit