Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyruar të posedojnë pajisjet dimërore, sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Autoritetet paralajmërojnë se mosrespektimi i këtij rregulli nuk do të tolerohet. Çdo shofer që ndalohet pa pajisjet e parapara do të gjobitet me 45 euro, në kundërvlerë në denarë.
Sipas rregullores, automjetet deri në 3.500 kg duhet të kenë:
– Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shkelëses 4 mm,
ose
– Goma verore me të njëjtën thellësi (4 mm), por me zinxhirë dëbore në bagazh, të përshtatshëm për rrotat lëvizëse.
Autoritetet e trafikut apelojnë drejt shoferëve që pajisjet të sigurohen me kohë, për të shmangur rreziqet, kolonat dhe gjobat gjatë sezonit zimor.
Dimri po vjen – kontrolloni automjetet dhe pajisuni me kohë!
Gjobat zbatohen pa përjashtim.(INA)





