23.8 C
Skopje
Tuesday, April 30, 2024

Nuk e di si mund kumanovarët ta mbështesin BDI-në pas gjitha të bëmave të tyre!

Shkruan: Granit Osmani

Nuk e di si mund kumanovarët ta mbështesin BDI-në pas gjitha të bëmave të tyre.

Aliu së bashku me Musën e sakrifikuan Kumanovën për ta bashku Kërçovën. Këtu nuk dua të tingëlloj si lokalist, unë sa e ndjej vetën kumanovar, po aq ndjehem edhe kërçovar-këtë e din shumë mirë miqt e mi kërçovar.

Por deshta ti potencoj intrigat që kanë përdorur nga paaftësia dhe mos guximi gjat bisedimeve për ndarjen teritoriale.

Ata kurrë nuk patën guximin madje ta përmendin bashkimin e Komunës së Kumanovës me atë të Likovës, e cila u pat ndarë në kohën e regjimit komunist si mas shtypëse, ndëshkuese dhe diskriminuese, ndërsa tani pas gjithë asaj lufte e shkatërrimi që përjetoi në 2001, ajo padrejtësisht dhe pamëshirshëm u shkel edhe njëher nga dyshja e sipërpërmendur. Krejt këtë u munduan ta plasojnë se kinse Kumanova edhe njëher do të duhet të sakrifikohet, ndërsa realiteti është krejt diçka tjetër.

Pala tjetër kanë qenë kategorisht kundër bashkimit, sa që edhe janë kërcënuar për të mos lejuar bashkimin e komunave tona, e cila, nëse kishte ndodhur sot me siguri do të kishim Kryetar Komune shqipëtar. Pozita e shqipëtarve në rajon do të kishte qenë shumë më e avancuar dhe shqipëtarët do të ishin një faktor shumë i rëndësishëm nga e cila padyshim do të përfitonin edhe shqipëtarët në komunat tjera, posaçërisht Shkupi do të kisht një krah të fortë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit