14.8 C
Skopje

Nuhiu: Shkëndija nuk është në krizë, mungojnë finalizimet

Shkëndija mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Struga Trim Lum, e cila luhet në kuadër të xhiros së 13-të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Tetovarët ndajnë vendin e parë me FC Shkupin dhe të dy skuadrat kanë nga 25 pikë. Shkëndija duket se është në krizë, por kështu nuk mendon trajneri Ardian Nuhiu, i cili thekson se nuk sheh ndonjë krizë në skuadër, përpos realizimit. Ai beson se dueli me Strugën është ideal që ekipi të dëshmojnë se është gati të arrijë qëllimet e larta.

“Derbi vjen në momentin më të mirë. Do të dalim nga kjo situatë, sepse e njoh karakterin e lojtarëve dhe besoj në reagimin e tyre. Është normale në kampionat të kesh një situatë si kjo e jona, nuk e quaj krizë, sepse nuk shoh krizë përderisa lojtarët e mi shtypin para portës, krijojnë shumë raste. Duhet vetëm përqendrim për fundin, për të fituar”, ka thënë Nuhiu.

Ndeshja ndërmjet Struga Strim Lum dhe Shkendijës do të luhet të dielën në orën 13:00.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit