Nuhiu: E dimë që do të jetë ndeshje e fortë, synojmë kualifikimin ndaj Inter Club d’Escaldes

Advertisement

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka paralajmëruar një përballje të vështirë ndaj Inter Club d’Escaldes nga Andorra, në ndeshjen e kthimit të barazhit për kualifikim në Conference League.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, përfundoi 2:2, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.

“E dimë që do të jetë ndeshje e fortë. Do të përqendrohemi te cilësia e skuadrës sonë. Synimi ynë është që në fund ta arrijmë kualifikimin”, ka deklaruar Nuhiu.

Optimizëm ka shprehur edhe sulmuesi Arb Manaj, i cili e sheh Dritën si skuadër disi favorite në këtë përballje.

“Jemi disi më të favorizuar se kundërshtari. Ne duhet ta japim maksimumin që të dalim me fitore”, ka thënë Manaj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit