14.8 C
Skopje
Sunday, April 28, 2024

Nora Istrefi festoi ditëlindjen në Madrid – merr vëmendje me dukjen e veçantë

Artistja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, më 25 mars festoi ditëlindjen e 38-të.

Këngëtarja me këtë rast udhëtoi për në Madrid për të festuar këtë përvjetor të lindjes.

Ajo duket se ishte e shoqëruar nga disa mikesha, në bazë të disa fotografive që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Në imazhet e reja, krijuesja e hitit “Më mungon” dukej në top formë në një fustan blu të tejdukshëm.

Dukjen e kompletoi me një palë taka ngjyrë bordo, aksesorë dhe grim të lehtë.

Përmes fustanit transparent, ajo ka vënë në pah fizikun e mrekullueshëm, të cilit i kushton kujdes të madh.

Nora numëron një karrierë të gjatë në skenë dhe tashmë shquhet për shumë hite

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit