22.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

Një tjetër lojtar i njohur është nën hetime për vënien e basteve, del emri i mbrojtësit të Milanit

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi, është nën hetim për vënien e basteve, vetëm disa javë pasi Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli janë pezulluar nga futbolli.

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi, është nën hetim për vënien e basteve, vetëm disa javë pasi Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli janë pezulluar nga futbolli.

Agjencia e lajmeve AGI raporton se mbrojtësi i djathtë i Milanit po hetohet për lojëra të paligjshme të fatit, pasi skandali i basteve në Itali po vazhdon.

LEXO EDHE:Rodri hedh ‘kunj’ për ‘Topin e Artë’: Botërori një muaj është, Haaland theu çdo rekord

Të dy, Nicolo Fagioli i Juventusit dhe Sandro Tonali i Newcastle janë pezulluar, përkatësisht për 7 muaj dhe 10 muaj.

Florenzi, mësohet se në ditët në vijim pritet të takohet me prokurorin italian për të diskutuar çështjen.

Ai mbetet një lojtar i dobishëm i skuadrës së Milanit dhe ka startuar pesë ndeshje në Serie A këtë sezon.

32-vjeçari ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2025 dhe ai ka luajtur 49 herë për klubin e “San Siros” që kur u bashkua në vitin 2022.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit