Një muaj nga sulmi i Hamasit në Izrael, Muri Perëndimor ndriçohet me fytyrat e pengjeve të 7 tetorit.
Turma njerëzish janë mbledhur në Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit gjatë natës për të shënuar 1 muaj që nga sulmi i Hamasit mbi Izrael. Nga ky sulm, i cili erdhi pa paralajmërim, 1 400 persona mbetën të vrarë dhe mbi 200 të tjerë u morën peng.
Njerëzit ndezën 1 400 qirinj dhe fytyrat e 240 pengjeve, që vijojnë ende të jenë në duart e Hamasit në Gaza, u projektuan në muret qytetit.
Margalit Zur, një 77-vjeçare izraelite, e cila kërkoi kthim të menjëhershëm të pengjeve gjatë një marshimi të mbajtur të shtunën, deklaroi se e ka humbur besimin te qeveria dhe siguria e vendit.