Një i ri nga Maqedonia e Veriut është lënduar rëndë gjatë pushimeve në Bodrum të Turqisë, pasi ka rënë nga një rrëshqitëse uji. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar thyerje të një rruaze në pjesën e qafës.
Pas vlerësimit të gjendjes së tij shëndetësore, autoritetet turke kanë dhënë leje që ai të transportohet me avion. Me kërkesë të familjes së tij, Fondi për Sigurim Shëndetësor ka miratuar transportin, ndërsa vendimi është mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
I lënduari pritet të sillet në Maqedoninë e Veriut me avionin qeveritar, ku gjatë fluturimit do të shoqërohet nga një ekip mjekësor që do të monitorojë gjendjen e tij shëndetësore deri në mbërritjen në vend.






