3.8 C
Skopje

Një foshnjë e porsalindur nga Prilepi ka ndërruar jetë nga sepsa në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Një foshnjë e porsalindur me sepsë ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, ka konfirmuar për Agjencinë e lajmeve MIA drejtoresha e klinikës, Stojka Naceva Fushtiq.

Ajo informon se i porsalinduri është sjellë nga Prilepi në Klinikën e Fëmijëve në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të parregullt, i është dhënë ndihmë në Repartin e mjekimit intenziv, fillimisht me mbështetje joinvazive respiratore, e më pas është vendosur në ventilim mekanik.

Foshnja vendoset në terapi të dyfishtë me antibiotikë, mbështetje adekuate, përkatësisht korrigjim të çrregullimeve, por pas dështimit të funksionit të veshkave, dita e shtatë përfundoi keq. Sipas parametrave klinikë dhe biokimikë, bëhet fjalë për sepsë të hershme neonatale, e cila shfaqet në katër ditët e para dhe më së shpeshti, infeksioni shfaqet gjatë lindjes. A është një këputje e parakohshme e qeses amniotike, a është nga kanali i lindjes, këtu mund të spekulohet… nuk kemi të dhëna të tilla. Megjithatë, kur është sjellë në klinikë, tashmë ka shenja të qarta klinike biokimike të sepsës së hershme neonatale, sqaroi drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve.

Nëna e foshnjës pas lindjes ka shpërndarë në rrjetet sociale rrjedhën e ngjarjeve, duke informuar se në Spitalin e Prilepit personeli i ka thënë se foshnja do të trajtohet me rrezatim për shkak të verdhëzës, por pastaj është dërguar në Shkup.

Siç sqaroi Naceva Fushtiq, verdhëza është gjendje fiziologjike te foshnjat e porsalindura. Siç thotë 50% e foshnjave kanë verdhëzën dhe ajo më së shpeshti është në kufijtë fiziologjikë./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit