Nis rikonstruksioni i rrugës “Marko Krale” në Butel, do të rinovohet mbi 1 kilometër rrugë

Advertisement

Komuna e Butelit ka nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës “Marko Krale”, një nga rrugët kryesore të komunikacionit në këtë zonë.

Rruga ka sipërfaqe prej 6.120 metrash katrorë dhe gjatësi prej 1.100 metrash. Sipas komunës, rikonstruksioni pritet të përmirësojë kushtet e qarkullimit dhe lëvizjes së përditshme për banorët.

Nga Komuna e Butelit bëjnë të ditur se projekti ishte një nga kërkesat e qytetarëve dhe është pjesë e aktiviteteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë.

Gjatë periudhës së kaluar janë rikonstruktuar edhe rrugët “Ho Shi Min” dhe “Natanail Kuçevishki”, ndërsa me punimet në “Marko Krale” vazhdon rinovimi i rrugëve kryesore në zonën e Butelit.

Komuna thekson se projekti synon përmirësimin e infrastrukturës dhe përmbushjen e kërkesave të banorëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit